Nga Sylë Ukshini
Plani politik dhe ushtarak për Serbinë e Madhe, nuk nënkupton vetëm bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet të madh, por gjithashtu nënkupton dëbimin e të gjithë jo serbëve nga ai shtet. Ky obsesion bashkë me ideologjinë e viktimizuese është transformuar në armë ideologjike për legjitimimin e luftës në modifikimin me forcë të kufijve.
Duke besuar se do ta blejë paqen, duke mbyllur sytë para suprimimit të autonomisë së Kosovës, Perëndimi vetëm inkurajoi luftën dhe ambiciet e Milosheviqit, i cili më pas ja mësyu edhe Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Kjo luftë, e cila ishte projektuar nga Beogradi, çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë që nga viti 1991.
Lufta u bazua mbi keqinterpretimin fantastik: agresori e shfaqte veten si martir dhe ndërsa viktimat, shqiptarët, kroatët, sllovenët dhe boshnjakët paraqiteshin si përgjegjës për tragjedinë dhe prishjen e unitetit shtetëror. Duhej të ndodhte Srebrenica, Vukovari, Reçaku për ta kuptuar bota se makineria e Beogradit duhet të stopohej me forcën ushtarake.
“Politika e Milosheviqit nga viti 1989, ishte pothuajse identike pothuajse deri në detaj ishte identike me pamfletin e nacionalistit radikal serb, Vasa Çubrilloviq, i cili u hartua në mars të vitit 1937 në Beograd”, shkruan ish-ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher, në librin e tij me memoare “ Vitet kuq-gjelbër. Politika e jashtme gjermane – nga Kosova deri me 11 shtator”. Politika serbe qysh në vitet e para të pushtimit të Kosovës në mbarim të luftërave ballkanike 1912/13 dhe Luftës së Parë Botërore ishte përballur me sfidën e nacionalistëve për zgjidhjen e këtij problemi të mbështetur në metodat e zakonshme atëbotë në Evropë.
Nëse Gjermania ishte në gjendje t’i dëbonte dhjetëra mijë hebrenj, ndërsa Rusia të zhvendoste me miliona njerëz nga një pjesë e kontinentit në pjesën tjetër, atëherë edhe politika nacionaliste e Beograditserbe nuk besonte se do të bëhej problem ndërkombëtar dëbimi i qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës. Ideja e Kosovës pa shqiptarët ishte konceptuar që nga gjysma e shekullit 19 me projektin e Grashaninit “Skica”, sipas të cilit serbët synonin restaurimin e një Serbie të Madhe (Sërbisë së Madhe) dhe në jetësimin e këtij synimi justifikohej përdorimi i çfarëdo mjeti dhe dhune.
Ajo që nuk ishte arritur të bëhej mes dy luftërave botërore me Planin e Çubrilloviqit dhe marrëveshjen Jugosllavo-Turke dhe më pas edhe me aksionin e armëve dhe riaktualizimin e planeve nacionaliste për zhbërjen etnike të Kosovës, politika serbe provoi t’i realizonte në luftën e fundit përmes planit të koduar “Patkoi”, i cili ekzistonte që nga fundi i vitit 1998 dhe i cili në vetvete përmbante plante planet për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Në fakt, ky plan mbështetej mbi planimetri dhe metodologji të njëjtë me fushatën e e mëparshme serbe të spastrimit dhe dëbimit gjatë viteve 1877-1877 apo si dhe atë të p(planit të ) Çubrilloviqit.
Për më tepër, bërja publike e planit “Paktoi” kishte vlerë për Perëndimin, për shkak se trondiste tezën e dëbimit spontan të kosovarëve nga ana e forcave serbe të sigurisë, siç pretendonte propaganda serbe e regjimit të Milosheviqit. Përveç kësaj, qëllimi i Beogradit ishte që nëpërmjet valës së refugjatëve të provokonte kaos në Maqedoni dhe Shqipëri, për të destabilizuar kështu para së gjithash rajonin dhe për të rrezikuar zonën vendimtare për marshimin NATO-s. Instrumenti kryesor i dëbimit ishte udhëheqjes kriminale të luftës nga ana e tij ishte dëbimi i shqiptarëve të Kosovës dhe zgjidhja sipas modelit të spastrimit etnik të rajoneve shqiptare në periudhën e Krizës Lindore. Por, Milosheviqi dhe ideatorët e Serbisë së Madhe, të ravijëzuar edhe përmes Memorandumit famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë me 1986, nuk e kishin llogaritur se në vitin 1998-1999 nuk mund të toleroheshin dëbime dhe spastrime masive në Evropën e fillimshekullit 20, kur pati miliona arratisje dhe dëbime të popujve nga rajone të ndryshme të Evropës.
Në fakt, i gjithë shekulli i njëzetë për shqiptarët e Kosovës dhe në viset tjera të ish-Jugosllavisëata të Maqedonisë ishte periudhë më e rëndë e diskriminimit, e represionit masiv, e asimilimit, kolonizimit dhe i e dëbimdëbimeveit e zhvendosjeve masive përtej kufijve, kryesisht në drejtim të Shqipërisë dhe Turqisë po aq të mëdha sa janë të tmerrshme . Gjatë kësaj periudhe ishte evidente Nga njëra anë, si rezultat i luftës që karakterizohet nga një rritje e brutalitetit i madh ndaj popullatës civile shqiptare si rezultat i luftërave ekspansioniste dhe, nga ana tjetër, si rezultat i riorganizimit të hartave politike midis viteve 1912 dhe 1941, të cilat synon përmbysjen me dhunënuk morën parasysh të demografisë shqiptare. Kjo politikë diskriminuese vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse me ritme pak më sporadike dhe nën petkun e luftës kundër nacionalizmit shqiptar mët, midis viteve 1912 dhe 1941, dhe pas në mënyrë pak më sporadike edhe pas Luftës ës Dytë Botërore, kur qindra mijëra shqiptarë u bënë viktima të kësaj forme specifike të dhunës së qeverive të Beogradit. Për afro një shekulli, numri i të prekurve nga ky fat ishte rritur në qindra mijëra njerëz, ndërsa në luftën e fundit 1998/1999 mbi një milion shqiptarë ishin dëbuar me forcë ose formuluar me terma tjerë, mbi 60 për qind e popullsisë së Kosovë. Prandaj, këto shifra të mëdha dhe vuajtjet e dukshme të të prekurve e bëjnë krejtësisht të arsyeshëm të flasim për shekullin e 20-të si një “shekull i dëbimit” të shqiptarëve të Kosovës.
30 vjet më pas
Tridhjetë vjet pas fillimit të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë dhe njëzet vjet pas mbarimit përfundimit të luftës në Kosovë, Ballkani, edhe pse në sipërfaqe duket se ka bërë shumë, nuk ka arritur akoma të shkëputet plotësisht nga rrethi vicioz i politikave nacionaliste, madje pa një prani “robuste” të NATO-s është krejtësisht e papërfytyrueshme se si do të dukej ky rajon. Kundërshtarët e intervenimit të NATO-s, qoftë në Beograd apo në qendrat tjera të majtizmit radikal, fashizmin serb dhe përndjekjen kolektive të shqiptarëve provuan ta fshihnin prapa paragrafëve të së drejtës ndërkombëtare për sovranitetin shtetëror. Është e qartë se një qëndrim i tillë është i motivuar nga dy faktorë: një se ata akoma pas përfundimit të luftës së Ftohtë e shikojnë NATO-n me dioptri bolshevike, dhe dy, ngase kanë qenë kundër pavarësimit të mundshëm të Kosovës si dhe kundër faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan.
Kur afro dy dekada më parë kishte ndodhur arrestimi dhe ekstradimi në Tribunalin e Hagës i kriminelit serb të luftës, Sllobodan Milosheviq, përgjegjësit kryesor për dhunën dhe luftërat dhjetëvjeçare në hapësirën ish-jugosllave, mendohej se ishte hapur rruga për një politikë të re të pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis popujve të rajonit. Nëse shikojmë me vëmendje në këtë hark kohor në, raportet shqiptaro-serbe, kroato- serbeo, boshnjako-serbe, pak gjëra kanë ecur në drejtimin e duhur dhe nuk mund të thuhet se ka ndodhur në normalizim i plotë i raporteve ndër fqinjësore, në rendradhë të parë sepse Beogradi, në thelb, nuk ka ndryshuar konceptin i e politikës serbe karshi Kosovës, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës madje edhe ndaj Malit të Zi e Maqedonisë. Pra, në SerbiBeograd, edhe pas afro dy dekadave që nga të largimit të shfronësimit të regjimit të Milosheviqt nga kreu shtetëror luftënxitës nën drejtimin e Milosheviqit, nuk ka ndodhur ndonjë një ndryshim cilësor demokratik, meqë atje ose janë ricikluar elitat e vjetra nacionaliste ose janë në pushtet janë rikthyer mbetje politike nga regjimi i Milosheviqit, që kanë vazhduar idenë e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet, por tani duke përdorë instrumente dhe strategji më të sofistikuara. Në të njëjtën kohë, regjimi i shkuar sa glorifikimet për idenë e madhe kombëtare po aq akuzohettë cilin e kanë akuzuar, jo për krimet e bëraatë çfarë atë çfarë ka bërë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni, por paaftësinë e realizimit të idesë për restaurimin e një shteti të madh serb. Kjo formë e rrezikshme e të menduarit vazhdon të jetë shqetësuese për rajonin dhe stabilitetin afatgjatë, para së gjithash kur prapa saj është e dukshme edhe influneca rusepërse ai ka dështuar në bërjen(krijimin/realizimin e planevit/ve) e Serbisë së Madhe.
Në këtë kontekst, serbët, por jo vetëm ata, nxjerrjen e përgjegjësve për krime të luftës para Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës, nuk e kanë mirëpritur asnjëherë, dhe si rrjedhojë efektet i dënimeve ka qenë minimalminimalit. Jo rrallë herë edhe në disa qendra ndërkombëtare të vendosjes, sikur u provua që problemeve të Ballkanit t’i mbyllej kapaku duke bërë një simetri artificiale për krimet e bëra në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë. Në këtë kuptim, ky pozicion i lëkundur i Perëndimit u shfrytëzua nga të gjitha kryeqendrat politike rajonale, duke hapur shtegun për ikjen e përgjegjësisë, për mohimin e krimeve ose duke bërë simetri “të gjithë kemi bërë krime”. Në këtë kontekst, derisa Perëndimi fliste për procese demokratike në Beograd, në të njëjtën kohë, elita politike serbe në Beograd edhe sot glorifikon hapur të kaluarën e Milosheviqit, dhe deri para disaca vitesh ajo kishte strehuar për një kohë të gjatë kriminelët më në zë të luftës, si Karaxhiq e Mlladiq e të tjerë. Në këtë kuadër, themelimi i Gjykatës Speciale për Kosovën (gusht 2015), në përbërjen e së cilës do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, edhe pse i bërë me votat e Parlamentit të Kosovës, në fakt nga shumica shqiptare perceptohet si ndëshkim i kauzës së luftës çlirimtare, derisa pala serbe e sheh si triumf të pretendimeve të saja për ta dëmtuar shtetësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, kjo sjellje larg çdo rezoni shtetëror e ka krekosur qeverinë e Beogradit, që nuk ka rreshtuar në mohimin e krimeve serbe në Kosovë të bëra në luftën e fundit, në anën tjetër, ka ndjekur diskursin e vjetër të viktimizimit të popullit “martir” serb. Sigurisht, sikur edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore të kishte kaq hamendje dhe kaq luhatje për të dënuar krimet e të regjimit të Hitlerit dhe sikur të ishte provuar të bëhej simetri mes krimeve të nazistëve dhe krimeve të jogjermanëve si pasojë e luftës, kur pas tërheqjes së forcave gjermane, qindra mijëra dhe miliona civilë gjerman u bënë viktima të hakmarrjes nga ushtritë e shteteve fituese të luftës. Trajtimi brutal i gjermanëve, u ndëshkua më vonë në shtetet dëbuese vetëm në disa raste të jashtëzakonshme. Vetëm gjatë “marshimit të vdekjes së Bërnos” , duke filluar më 31 maj 1945, ngjarje që luan një rol vendimtar në kujtesën kolektive të gjermanëve Sudetë, u dëbuam dëbuan drejt Austrisë 27,000 njerëz, kryesisht gra, fëmijë dhe të sëmurë, ndërsa numri i viktimave sipas studiuesve konsiderohet rreth 5 mijë njerëz.
Gjunjëzimi historik i WWilly Brandit-it dhe mungesa e guximit serb
Pavarësisht këtyre krimeve të dënueshme, askush nuk guxoi të relativizonte krimet e regjimit të Hitlerit dhe askush nuk provoi të gjente çfarëdo justifikimi brenda apo jashtë Gjermanisë, për të provuar të gjejë mundësinë e shfajësimit dhe të ikjes së përgjegjësisë së Gjermanisë për atë çfarë u kishte bërë popujve të tjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkundrazi, gjermanët njohën përgjegjësinë e tyre historike për krimet e nacional socializmit dhe ndër breza punuan me përkushtimin për ndërtimin e besimit tek fqinjët e tyre, të cilët kishin mosbesim dhe kujtime të hidhura nga e kaluara. 25 vjet pas përfundimit të luftës botërore, një gjest gjerman lëvizi botën, në dhjetor 1970 kancelari Federal WWilly Brandt bëri gjunjëzimin historik në emër të Gjermanisë para memorialit të viktimave të kryengritjes në geton e Varshavës. Për guximin e tij nga e gjithë bota u përgëzua kancelari socialdemokrat, ndërsa gjermanët reaguan me skepticizëm. Ishte ky udhëtimi më i vështirë i Brandt-it, një antifashist gjerman, i cili kishte ikur në mërgimi nga nazistët dhe për këtë arsye ishte sulmuar nga të djathtët për “tradhti të atdheut” pasi njihte fajin gjerman. Duhet shtuar se modeli gjerman dhe përballja me të kaluarën ishte një ndërmarrje e madh e elitave kombëtare politike dhe kulturore gjermane dhe ndërkombëtare. Madje pati edhe ndëshkim të rëndë, vendimi i fuqive fitimtare për dorëzimin e një çerek territori të Rajhut gjerman në Poloni, nuk e bëri më të lehtë situatën për gjermanët. Qeveria Brandt asokohe njohu riorganizimin territorial të Evropës, të vendosur në Potsdam nga fuqitë aleate fitimtare më 1945. Në të njëjtën kohë, ai u përpoq të zbuste dhe kapërcejë ndarjen e Evropës dhe, mbi të gjitha, Gjermaninë përmes perdes së hekurt.
Ndërsa, në Beograd edhe dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe më shumë se dy dekada pas Marrëveshjes së Dejtonit, mungon vullneti dhe guximi i elitave intelektuale e politike për t’u përballur në mënyrë kritike me të kaluaren, me krimet e shtetit serb të periudhës së Milosheviqit, të cilat nga studiues dhe institucione relevante ndërkombëtare janë cilësuar si krimet më të rënda që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Arratisja dhe dëbimi i popujve joserb, varrezat masive, fati i pazbardhur i mijëra personave të pagjetur, vuajtjet e gjata nëpër burgjet serbe e jugosllave, i bëjnë të vështira marrëdhëniet me fqinjët e serbëve(serbet/fqinjet serb) në periudhën e pasluftës, ndërkohë që serbët vazhdojnë propagandën e tyre për një komplot antiserb nga Perëndimi, Vatikani, të cilit i janë bashkuar nga shqiptarët, kroatët, boshnjakët e të tjerët. Çështja se në cilën formë Beogradi duhet të përballet me historinë më të re dhe me krimet e luftës, si edhe më parë mbetet e diskutueshme. Në mesin e elitës politike dhe kulturore serbe ekzistojnë pak emra që mund të përballen me këtë barrë të madhe të së kaluarës.
Sa e vështirë është për shoqërinë serbe të merret me të kaluarën e afërt, është evidente nga diskursi që aktualisht ndjek Beogradi për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovës, si dhe qasja qasjen agresive që mban edhe sot Beogradi zyrtar për bombardimet e NATO-s kundër infrastrukturës represive të regjimit të Milosheviqit. Në këtë kontekst, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Kosovë në shtator 2018 në vend se të përkulej në vendet e krimit, në Reçak, në Izbicë ose gjetiu, ai vazhdoi ta lartësonte figurën e kriminelit të luftës Sllododan Millosheviq, madje shprehte një lloj keqardhje për mosrealizimin e projektit të tij në Kosovë. Mbase edhe nuk është befasi, pasi po ta kishte një mundësi të tillë edhe një ministër i informacionit të qeverisë naziste, nuk do bënte gjestin e Brandit-it por do të provonte ta justifikonte projektin dhe të bëmat e Hitlerit. Sjelljet e deritashme të kreut serb, veçanërisht në lidhje me krimet mbi shqiptarët e Kosovës, pretendimet e vazhdueshme territoriale mbi Kosovën, dhe synimet për ta pritur një moment të ri për ripushtimin e saj, ose për ta ndarë territorin e saj, pastaj, mos zbardhja e fatit tëi personave të pagjeturve, janë dëshmi e mos gatishmërisë së kreut tëi shtetit serb për një fillim të ri, aq më pak kur në vendet kyçe vazhdojnë të jenë drejtuesit e dikurshëm policor dhe ushtarak, të cilët janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për luftërat dhe spastrimet etnike në Kosovë, në Bosnjë dhe në Kroaci. Në këtë kuptim, akoma nuk ka një përçapje serioze të pushtetit serb për një ndarje nga e kaluar e errët e regjimit fashist të Milosheviqit.
Në këtë kuadër, përjashtim pozitiv përbëjnë pak emra nga Beogradi, si politikani liberal Çedomir Jovanoviq, pastaj Kryetarja e Komitetit të Helsinkit serb për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko apo kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare. Natasha Kandiq ka qenë një ndër të rrallët në Beograd, që ka justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe këtë e ka thënë hapur. Biserko dhe Kandiqi i përkasin rrethit të vogël të atyre intelektualëve që kërkojnë një përballim përballje të guximshëm guximshme me të kaluarën e afërt. Shumica e tyre e kishin luftuar politikën nacionaliste të Beogradit, gjatë mbretërimit të Millosheviçit. Ata janë të bindur se serbëve serbët sot nuk e kanë të lehtë të sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur. Zërat e pakët kritikë ankohen se shoqëria serbe, veçanërisht elita politike dhe intelektuale, nuk ka asnjë interes real për t‘u ekspozuar me krimet serbe të luftës. Në shoqërinë serbe nuk dëshirojnë të dëgjojnë dhe të flasin për krimet e luftës, ndërsa shtypi nuk raporton ose rrallë raporton për këtë. PërballjaRaporti me krimin është testi themelor për shoqërinë serb dhe shkallën e tij të emancipimit, e cila është shtytje dhe parakusht për bashkëpunim me popujt tjerë të Ballkanit. Pra, serbët përfundimisht duhet të ballafaqohen në mënyre kritike me të kaluarën e tyre, ashtu siç bën gjermanët pas mbarimit përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Përgjegjësia ndërkombëtare e Serbisë, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare publike, është përgjegjësi politike materiale dhe morale.
Historiania serbe Latinka Peroviq, në një nga kontributet e saj, flet për “indiferencën e tmerrshme” të serbëve ndaj atyre me të cilët kishin jetuar deri vonë në të njëjtin shtet. Por, një gjë është e sigurt se serbët nuk mund të bëhen se nuk dinë çfarë ka ndodhur me fqinjët e tyre shqiptarë, meqë ata i brohorisnin fushatave të represive të Milosheviqit represive kundër shqiptarëve të Kosovës, madje në fillim të viteve 90-të shumica syreshe tyre mendonin se ai ishte lideri i duhur për ta realizuar Serbinë e Madhe. Ishte elita intelektuale, sidomos Akademia Serbe e Shkencave dhe Kisha Ortodokse serbe që u bë nxitëse e pasioneve nacionaliste dhe pikërisht këto qarqe edhe sot e bëjnë të pamundur një diskutim publik për të kaluarën dhe raportet me fqinjët. Dihet tashmë se kur kishte filluar ngritja dhe shkëlqimi i diktatorit serb, ata kanë qenë forcë e mobilizimit histerik antishqiptar, antikroat dhe antiboshnjak, duke u bërë kështu paraprijës të luftërave të përgjakshme në fundshekullin XX dhe shkaktar kryesor të shpërbërjes së përgjakshme të federatës artificiale jugosllave.
Raporti i Kosovës me Gjykatën Speciale ose fytyra ndërkombëtare e drejtësisë
Kosova dhe popullsia shumicë shqiptare, duke qenë viktimë e qeverive të Beogradit, nuk ka arritur të ndërtojë në institucion të profesionalizuar, që në rend të parë do të merrej me ndriçimin e krimeve të luftës pa dallim etnie, e më pas të merrej me ndërtimin në mënyrë sistematike të kulturën kulturës sëe kujtesës. Po ashtu, e ndodhur përballë agresionit të vazhdueshëm politik të Beogradit, ka munguar një qasje e institucionalizuar dhe profesionale për përballjen kritike me të kaluarën.
Për më tepër, kjo rezistencë e brendshme e shoqërisë shqiptare me nuanca glorifikuese qoftë edhe tëdhe tendencë për të glorifikuar gabimeve tët e brendshme vjen si barrikadim barrikadimi me inercion ndaj sjelljes agresive të politikës e serbe në Beograd dhe i mbajtjes gjallë të idesë për restaurimit të idesë Serbisë së madhe dhe të ripushtimit ripushtimit tën të e Kosovës. Veç kësaj, mohimi i shtetshtetësie sit të Kosovës nga Beogradi zyrtar përbënë një përpjekje për ta mohuar lirinë e shqiptarëve, për të mohuar të kaluarën dhe mbi të vuajtjen vuajtjeve tëe tyre prej shumë se një shekullidekadave, nga periudha e dëbimeve të p, respektivisht nga pushtimi me 1912/1913ara të “muhaxhirëve” në vitin 1877.. Po kështu, në kulturë ballkanike është e njohur tradita e narativës së padrejtësisë dhe viktimizimit, e cila u bë shtysë për të bërë krime dhe gjenocid. Sipas kësaj narrative kryerësit e këtyre veprave besonin se kishin të drejtë të vepronin me brutalitet dhe veprimet skajshmërish çnjerëzore ndaj etnisë tjetër, në këtë rast kundër shqiptarëve apo popujve të tjerë të synonin krijimin e shteteve kombëtare, besonin se ishin të justifikueshme.
Në pamundësi për të mbajtur një qëndrim ekuilibrues dhe kritik me të keqen, ShBA ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë aplikuar sanksione politike e diplomatike ndaj disa personaliteteve politike e ushtarake shqiptare, sidomos disa figura të luftës, duke i futur në listën e “ zezë ”, e cila kurrë nuk ishte transparente sa duhet, por edhe nuk u kontestua edhe aq zëshëm nga vetë ata që gjenden në këtë listë.
Po ashtu mjaft debatuese ka qenë edhe mënyra e themelimit tëi Gjykatës Speciale për Kosovën, apo siç emërohet me ligj “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, nga Parlamenti i Kosovës, meqë ajo do të merret vetëm me krimet e pretenduara të njërës palë, të UÇK-së. Fraza standarde që përdoret nga ndërkombëtarët është se ne do të sjellim drejtësinë dhe do të identifikojnë viktimat, por nuk do të gjykojmë UÇK-në dhe luftën e saj. Por, mbase edhe Kosova ishte vonuar për të ndëshkuar keqbërësit e mundshëm dhe për të identifikuar viktimat dhe përgjegjësit e krimeve, sepse, si në çdo rast, edhe në Kosovë mund të kenë ndodhur gjëra jo të mira, ka pasur individ të papërgjegjshëm, por ngjarjet e këtilla ishin rrjedhojë e luftës, të izoluara dhe jo platformë shtetërore.
Ndërsa, Deri tek kjo gjykatë ndërkombëtare Kosova erdhi si pasojë e rezolutës së Këshillit të Evropës, që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte. Kjo qasje për drejtësi selektive, duke përjashtuar krimet e bëra nga pala serbe, është edhe rezultat i dobësisë së brendshme, mungesës së rezonin shtetëror dhe në përgjithësi i shmangies të elitave nga ideja për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës. Tani kur ajo ka ndodhur, ka vetëm një rrugë, duhet pritur derisa këto akuza të sqarohen para kësaj gjykate dhe shihet se sa të bazuara ishin pretendimet e senatorit zviceran.
Por, një gjë dihet se raporti Marty-t nuk ishte krejt rastësi, si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga koha e publikimit. Ai u shpërfaq vetëm pak muaj pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës pavarësia e Kosovës nuk binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe vinte vetëm pak para se Beogradi të arrestonte të dyshuarin e shumëkërkuar për krime lufte, Ratko Mlladiq. Pra, publikimi i tij ishte mirë i kalkuluar, synonte ta godiste Kosovën që kishte fituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe t’ia lehtësonte Beogradit relacionet deri atëherë të vështira me BE-në, për shkak të mosdorëzimit të Mlladiqit dhe Karaxhiqit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.
Në këtë situatë, Raporti i Dik Marty-it i pamundësoi Kosovës kapitalizmin e këtij opinioni në funksion të forcimit të pozicionit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe në anën tjetër, ia dha mundësi Beogradit për ta goditur kauzën e drejtë të luftës së shqiptarëve dhe vazhduar me pretendimet për të bërë një simetrie për krimet e ndodhura gjatë luftës së Kosovës. Por, problemi është se shqiptarët, të ndodhur edhe nën trysninë e administratës ndërkombëtare, u inkurajuan që të mos të trajtojnë të kaluarën, me argumentin se duhet parë nga e ardhmja. Po ashtu, shpeshherë publikimet pa kritere shkencore ose reagimet pompoze, folklorike dhe jo profesionale të disa individëve me dije rudimentare akademike nëpër konferenca shtypi apo nëpër rrjetet sociale mbi përmasat dhe natyrën e krimeve serbe të luftës në Kosovë, më shumë se zbardhjes së tyre, më shumë sesa të ndriçimit të kaluarës, ato më shumë e kanë dëmtuar të vërtetën dhe pozicionin tonë si shtet. Me një fjalë, jemi duket palë tepër jorezioze. Thjeshtë ato janë përdorur për konsum dhe pozicionime të brendshme e që në të shumtën e herëve i kanë kontribuar krijimit të një histerie nacionaliste, e cila më shumë sesa përballjes kritike me të kaluarën, qoftë edhe me të bëmat jo të lavdishme brenda radhëve tona, i ka kanë shërbyer palës tjetër për shfajësim dhe viktimizim. Për më tepër, sjellja e tillë diletante e qarqeve të caktuara në Kosovë, e motivuar më shumë nga intenca politike, për fshehjen e dështimit në përmbushjen e agjendës shtetërore apo për pozicionime në zhvillimeve aktuale, na ka shpërfaqur jo serioz dhe qesharak në çështje të tilla dhe i ka dhënë më shumë argument palës kundërshtare për arsyen e ngritjes të një gjykate të tillë ndërkombëtare.
Në fakt, në gjithë periudhën e pasluftës shqiptarët e Kosovës kanë pritur më shumë në ballafaqimin e drejtësisë: deri më tani pak ushtarakë dhe politikan serbë janë dënuar për krime të luftës në Kosovë, për dhjetëra masakra mbi civilët shqiptarë dhe për mijëra shqiptarë të burgosur dhe të torturuar në burgjet dhe gjatë fushatës së dëbimit masiv apo për përdhunimet e mijëra grave shqiptare. Dokumentimi i krimit serb, edhe pse ishte i dirigjuar nga hierarkia shtetërore në Beograd, mbetet një sprovë edhe për gjyqësinë ndërkombëtare, meqë të gjitha të dhënat për personat përgjegjës për civilët e vrarë, varrezat masive, vrasjet masive, personat e zhdukur, të burgosurit politikë dhe të burgosurit e luftës, dhunën fizike, dhunën psikologjike, arrestimet arbitrare dhe personat e zhvendosur kryesisht janë në pronësi të shtetit serb, i cili edhe këtë ndërmarrje shtetërore kundër shqiptarëve, jo që nuk e konsideron si krim, por glorifikon si një kauzë madhore në kontekstin e përpjekjeve historike për realizimin e Serbisë së Madhe. Në anën tjetër, mekanizmat ndërkombëtarë, ICTY-ja, UNMIK-u, EULEX-i , mbase duke pasur si pikënisje pajtimin me çdo kusht, me apo pa dashje kanë krijuar një lloj simetrie për krimet e së kaluarës, ndërkohë që krimet eventuale në Kosovë asnjëherë nuk kanë qenë një platformë apo program shtetëror i orientuar kundër pakicës serbe në Kosovë. Në fund të fundit problemi shqiptar i Kosovës nuk ka qenë një konflikt shqiptaro-serb në Kosovë, por një luftë gati njëqindvjeçare ndërmjet shqiptarëve të diskriminuar dhe Beogradit, ndërkohë që raportet me serbët vendor nuk kanë qenë problematike.
Natyrisht një gjë e tillë ka zbehur reputacionin e gjyqësisë ndërkombëtare në sytë e shqiptarëve dhe ka influencuar negativisht krijimin e një klime të mirëbesimit dhe të pajtimit në rajon. Për më tepër, praktika e deritanishme dhe sjellja e elitave politike dhe kulturore në kryeqendrat ballkanike ka qenë sinjikative dhe një tregues se bërja e drejtësisë dhe ndjekja e kriminelëve të luftës nuk mund të të realizohetj me paanshmëri nga gjykata dhe gjykatës vendorë, meqë apriori kriminelët do të kërkoheshin në rend të parë ose vetëm në taborin kundërshtar, tek etnia tjetër. Për më tepër, në kulturën e ballkanasve, me pak përjashtime, edhe më tej kultura e krimit vazhdon të interpretohet si heroizëm, aq më tepër kur bëhej fjalë për krimet ndaj një etnie tjetër. Në kohën kur Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës përmbylli ndjekjen e krimineleve të luftës, edhe pse me rezultate mjaftë modeste, ndërkombëtarët i imponuan Kosovës formimin e Gjykatës Speciale, e cila ndodhi kryesisht mbi si pasojë e raportit dhe e pretendimeve të zviceranit Dick Marty se UÇK kishte bërë krime lufte. Në fakt, pretendimet e e senatorit zviceran si zakonisht nuk u morën shumë seriozisht nga shqiptarët, por koha tregoi se pohimet e tij po bëheshin gjithnjë e më shumë problematike. Prandaj, sa më parë të mbyllet kapitulli i Gjykatës Speciale, në të cilën deri më tani janë ftuar mbi 100 pjesëtarë të UÇK-së, aq lehtë do të jetë për Kosovës sfida e përballjes me të kaluarën si dhe glorifikimi i historisë së të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Bashkë me të do të qartësohej mbase deri në fund edhe vrasja enigmatike e shumë veprimtarëve politikë gjatë dhe pas luftës, shumica syresh figura të respektuara në skenën politike. Me këtë do të mund t’i vihej kapaku debatit i të brendshëm dhe politizuar për këto vrasje, të cilat me apo pa qëllim gjatë kohë u keqpërdorën për përfitime politike. Prandaj, përmbyllja e këtij kapitulli do t’i jap një pamje të re historisë aktuale në Kosovë.
Në anën tjetër, është e pritshme që paralelisht me intensifikimin e punës së kësaj gjykate, Dhomat e Specializuara, Beogradi do të vazhdojë fushatën agresive kundër shtetësisë së Kosovës, thellimit të përçarjeve të brendshme për autorësinë e deponimeve të akuzave në këtë gjykatë, dhe bashkë me të edhe të mohimit krimeve serbe mbi shqiptarët si në kohën e regjimit të Milosheviqit ashtu edhe në periudhat e mëhershme. Gjithsesi kjo qasje e pamundëson normalizimin e raporteve ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Beogradit. Gjithsesi në normalizimin e raporteve ndëretnike në hapësirën ballkanike një rol të veçantë do të mund të luante historia, e cila tani duhet të deideologjizohet dhe rishikohet me sy kritik, si dhe të zhvishet nga të “ vërtetat historike “ të secilit popull, të cilat në të kaluarën u bënë forcë e mobilizimit negativ dhe luftërave të shumta midis popujve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë assesi amnezi kolektive, por vetëm ballafaqim kritik me të kaluarën, e cila është premisë për një restaurim demokratik dhe pajtim midis popujve të Ballkanit.
Raporti me të kaluarën
Prapa gatishmërisë për kooperim dhe dialog ekziston pak vullnet për ballafaqim të mirëfilltë me krimet e së kaluarës dhe një mosgatishmëri e tillë nuk mund të kompensohet me argumentin se Beogradi ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës kur ka dorëzuar Milosheviqin, Mlladiqin, Kraxhiqin para gjykatës ndërkombëtare protagonistët kryesorë të luftës.
Denazifikimi i një shoqërie është një ndërmarrje më e gjerë politike dhe kulturore, një angazhim permanent dhe afatgjatë i elitave kulturore dhe politike, duke filluar nga demitizimi i historisë dhe depolitizomi i kishës nacionale, e cila nga qenë njëra nga institucionet kryesore të shoqërisë serbe që ka mbajtur gjallë idenë e ribërjes të një shteti të madh serb dhe të ripërtrirjes së perandorisë mesjetare serbe mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantine.
Në këtë kontekst, në historinë serbe duhet të shënohet si një ngjarje kulmore ndëshkimi ushtarak ndërkombëtar në mars të vitit 1999, në vend se të cilësohet komplot të i fuqive të mëdha kundër popullit serb, të kuptohet rëndësia e saj vendimtare për çlirimin e shoqërisë serbe nga një elitë nacionaliste dhe si predispozitë e domosdoshme për demokratizimin e shtetit serb. Raporti me krimin është testi themelor për qytetërimin serb dhe shkallën e tij të emancipimit, e cila është shtytje dhe parakusht për bashkëpunim me popujt tjerë të Ballkanit.
Pra, serbët përfundimisht duhet të ballafaqohen në mënyre kritike me të kaluarën e tyre, ashtu siç bën gjermanët pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Përgjegjësia ndërkombëtare e Serbisë, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare publike, është përgjegjësi politike materiale dhe morale.
Pranimi i guximshëm përgjegjësisë për krimet e të kaluarës përbënë themelin e pajtimit midis popujve të hapësirës ballkanike, përkatësisht paraqet një predispozitë thelbësore për pajtimin e popujve të rajonit.
Në të kundërtën, çdo përpjekje për mbajtjen e krimeve “nën tepih“ krijon terren për instrumentalizimin dhe keqpërdorimin e tyre për qëllime politike, njëjtë siç ndodhi në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, kur krimet e Luftës ës Dytë Botërore u ekzagjeruan për qëllime të politikës nacionaliste dhe kur propaganda serbe e viktimizimit u përdor për homogjenizim nacional dhe justifikim e luftërave ekspansioniste për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.
Natyrisht, ballafaqimi kritik me të kaluarën e errët është një proces i gjatë, i vështirë dhe i dhembshëm për të gjitha kombet. Ashtu si gjermanët pranuan se vendi i tyre ishte shkaktare e Luftësn sëe Dytë Botërore dhe e vuajtjeve të popujve të pushtuar, ashtu edhe Beogradi duhet më në fund të pranojë përgjegjësinë për agresionin dhe krimet në Kosovë, Slloveni, Kroaci dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo nuk duhet të ndodhë për fqinjët, por në rend të parë për vetë shoqërinë serbe, për krijimin e besueshmërisë ndaj fqinjëve të saj.
Nëse tejkalimi i armiqësive të trashëguara gjermano-franceze ishte themeli bartës i Evropës së re, po ashtu edhe tejkalimi i armiqësive Kosovë-Beograd duhet të jetë themeli i një rajoni të integruar në BE. Por, ashtu si dikur që SHBA-ja dëshironte një Evropë mbi-kombëtare, si përgjigje ndaj vetëshkatërrimit evropian, edhe tani SHBA dhe BE ta ndihmojnë rajonin për tejkalimin e armiqësive të së kaluarës.
Në këtë kuadër, marrëdhëniet shqiptaro-serbe, përkatësisht normalizimi i raporteve fqinjësore Kosovë-Beograd mbetet me rëndësi qendrore për të ardhmen evropiane të rajonit dhe tejkalimi i armiqësive të trashëguara prej më shumë se një shekulli nuk duhet të bazohet më në baraspeshën e fuqive për ruajtjen e dominimit të një pale rajonale, por të integrimit ekonomik dhe përfshirjes së plotë në institucionet e përbashkëta euro-atlantike.