Princi Harry i Britanisë së Madhe pritet të takojë sot gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth II dhe zyrtarë të tjerë mbretërorë për të diskutuar planet e tij për tu tërhequr nga detyrat mbretërore. Princi Charles, babai i Harryt si dhe William, do të marrin pjesë në mbledhje me mbretëreshën.

Harry dhe gruaja e tij Meghan, Dukesha e Suseksit, njoftuan të mërkurën se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore, duke ndërtuar pavarësine e tyre financiare duke ndarë kohën e tyre mes Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.