Mund të përfundojë shumë shpejt eksperienca e Zinedine Zidane në drejtim të Real Madrid. Trajneri, sipas soçerlink.fr, duket se po mendon për një largohet nga Los Blancos në fundin e sezonit. Një vendim që duket se bazohet te marrëdhënia aspak e mirë mes tij dhe presidentit të madrilenëve, Florentino Perez.

Zidane, nga sa mësohet, nuk e ka gëlltitur pëlqimin e pronarit ndaj Jose Mourinho-s, por nuk është i kënaqur as me qëndrimin e klubit në operacionin Pogba, objektivi numër një i trajnerit francez në merkato. Në rast të një lamtumire nga Real-i, për Zizou mund të hapen dy ert e Juventus-it.