Napoli ka ndryshuar krejtësisht qëndrim për Elseid Hysajn. Ekipi italian kërkon që të rinovojë me shqiptarin pas një lufte të gjatë mes palëve. Trajneri Gennaro Gattuso beson se shqiptari është i dobishëm për skuadrën e tij, prandaj ka kerkuar që të rinovojë me mbrojtësin e krahut.
Drejtuesit e klubit po punojnë ne këtë drejtim dhe ekspresi i merkatos Nicolo Schira shkruan në profilin e tij në Twitter se shqiptari dhe klubi mund të rinovojnë. “Napoli po punon për të rinovuar me Elseid Hysajn deri në vitin 2023. Ai kërkon një rrogë prej 2.7 milionë eurosh në sezon. Ai gjithashtu dëshiron të largojë klauzolën e largimit prej 50 milionë eurosh brenda Italisë, ndërsa ta mbajë të vlefshme jashtë shtetit italian”, – shkruan ai.
Napoli nuk ka pranuar fillimisht kërkesën e lojtarit shqiptar, por situata ka ndryshuar dhe duket se palët mund të bien dakord. Hysajn dëshiron rritjen e rrogës dhe është lëkundur për pjesën e largimit, pasi Gattuso i ka dhënë besim duke e aktivizuar në ndeshjet e fundit.