482,711 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë falas në vitin 2019 ose +13% më shumë se viti paraardhës, duke tejkaluar objektivin e përcaktuar prej 475 mijë qytetarë në vit. Kryeministri Edi Rama duke publikuar shifrën tha sot se ky program kombëtar është është vlerësuar lart nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Ky program kombëtar është është vlerësuar lart nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përtej baltës politike të radhës, ka ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz të marrin masa për organizmin e tyre”, theksoi kryeministri Rama.Kontrolli Mjekësor Bazë, një program shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të popullatës, ka ndërgjegjësuar vit pas viti gjithnjë e më shumë qytetarë.