Nuk donte t’i dorëzonte! Një postier në Japoni akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk ka dorëzuar me mijëra letra postare në destinacion. Gjatë një operacioni të policisë, në shtëpinë e tij u gjetën 24 mijë letra postare, që dyshohet se i kishte fshehur që prej vitit 2003. 61 vjeçari ishte një prej përgjegjësve të shpërndarjes së postës, ndërkohë që ka deklaruar si ishte e mërzitshme ti dorëzoje të gjitha letrat.

Dega ku punonte 61 vjeçari filloi të dyshonte për shpërndarjen e letrave, ndaj kërkoi një kontroll nga ana e policisë, të cilët gjetën në shtëpinë e tij në Kanagaëa afër Tokyos, 24 mijë të tilla. Zyra postare e Yokohama u kërkoi falje qytetarëve dhe u premtoi se ato do të shpërndaheshin të gjitha. Nëse do të ngrihen akuzat, postieri do të dënohet me tre vite burg dhe rreth 3500 euro gjobë.