Astrologja e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj javor për të gjitha shenjat.

Meri shkruan se nga data 3 janar planeti Mars ka hyrë në shenjën e Shigjetarit dhe do të ketë ndikim për të gjitha shenjat e horoskopit.

‘ Dy ngjarje të rëndësishme do kemi këtë javë nga pikepamja astrologjike. Planeti Mars ndryshon shenjë dhe tashmë është në Shigjetar dhe Eklipsi i Vitit i Hënës në datën 10 në shenjën e Gaforrës. Gjatë qëndrimit dy mujor të Marsit në Akrep kërkuam dhe gjetëm bazat për të ndërtuar të ardhmen. Luftuam dhe u përballem për çeshtjet tona më të rëndësishme. Tani ka ardhur ora të ngrihemi mbi ndryshimet të cilat sollën një bazë të re. Marsi në Akrep gërmoi në thellësi. Marsi në Shigjetar do kërkoj rrugë të reja. Marsi ne Bricjap do lartësoj përpjekjet në realizim. Për gjashtë muajt e ardhshëm pozicioni i Marsi do na ndihmoj shumë’ ka shkruar Meri Shehu.

Dashi
Tashmë ka ardhur momenti të bëni gjëra me filozofike më të lartësuara dhe të çliroheni nga kushtëzimet dhe detyrimet. Mendoni edhe për udhetime
Demi
Do qartësoni bazën tuaj ekonomike dhe do kërkoni mënyra të reja për të shplarë detyrimet apo për të fituar sa më shume nga bashkëpunimet
Binjaket
Do keni një antagonizëm të madh këtë periudhe por nëse dini të jeni bashkëpunues mund të përfitoni nga lufta apo përballjet. Në të kundërt do ju vënë përpara
Gaforrja
Puna do hapet kryesisht dhe do arrini të realizoni disa çështje në këtë drejtim sidomos nëse puna juaj lidhet me jashtë apo ka pritshmëri ligjore
Luani
Do jeni energjik dhe të suksesshëm në veprimtari krijuese në art dhe në fitime llotarish. Po kështu në dashuri pritet të keni njohje të mira
Virgjeresha
Pak nervozizëm në aspektin familjar por kjo pasi do keni dëshirë të bëni ndryshime dhe keni gjetur mënyrë të re jetese apo vend të ri
Peshorja
Në jetën e përditshme qëllimet tuaja do lartësohen. Ju presin udhëtime të mira apo informacione që do ju ndihmojnë me shkollimin kualifikimin apo aplikime të ndryshme
Akrepi
Leni shansin të veproni në mënyre shumë energjike përsa i përket çështjeve ekonomike. Të luftoni dhe të përparoni në këtë drejtim me sukses
Shigjetari
Tashmë viti ju fal një mundësi të arte të jeni energjik dhe rezultativ në veprimtarine tuaj. Lëvizni udhëtoni kërkoni por edhe hartoni strategji
Bricjapi
Do jeni pak të mbyllur përsa i përket planeve dhe strategjive pasi do ndjeni ndikimin dhe reagimin negativ të kundërshtarëve tuaj
Ujori
Dalje takime njohje shoqëri dhe dashuri të cilat do ndodhin shume shpejt dhe jeta juaj do rrjedhi shumë intensivisht këtë periudhë
Peshqit
Në çështje të karrierës tani fillon një periudhe e vërtetë e cila ju kualifikon ose në pozicion të larte ose ju hedh posht. Kujdes nuk duhet të replikoni me persona të rëndësishëm apo me pushtet