Reagime dhe kundër-reagime mes artistëve të njohur. “Le t’kallet bota” është projekti i përbashkët i tre artistëve të njohur, Labinot Tahirit, Blero Muharremit dhe Getinjos që erdhi vetëm si audio në korrik të vitit 2013. Megjithë këtë u dëgjua dhe u pëlqye shumë nga fansat e tyre, ani pse ishte paraparë t’i realizohej edhe klipi. Edhe pas kaq vitesh, klipi i këngës nuk u prodhua asnjëherë për shkak të k onflikteve të brendshme që i kishin artistët mes vete, e që u bënë të ditura tek mbrëmë.
Ishte Labi ai që dha versionin e tij se pse nuk u realizua klipi, e që u bë ‘mollë she rri’ mes artistëve. “E kemi pasur këngën “Le të kallet kjo dynja”, e mora këtë Getinjon me këndu, nuk ishte i famshëm Getinjo. Blero në xhirime tha a bon me këndu vetëm unë e ti, ky djali mos me këndu. I thashë qysh mos më këndu ky djali, duhet me i dhanë kurajo. Ka pasë me u ba klip gjigant, unë e kam refuzuar, iu kam kërkuar falje kamermanëve”, u shpreh ai.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bleros, i cili mes rreshtash i dha edhe disa këshilla atij. Bleros iu kundërpërgjigj Getinjo përmes dy video-storieve, në të fundit dëgjohet duke thënë: “Thirrnum bre, se ja u dho naj tekst prej shpisë”. Pastaj përmes një storie tjetër reperi ferizajas i dha të drejtë Labit.