Një e ftuar e vecantë ka shkelur mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ‘Zonë e lirë’. Për herë të parë, drejtuesi i emisionit, Arian Çani, kishte ftuar të bijën, Joanën. Vogëlushja ndodhej në studio si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”. Shfaqja do të vihet në skenën e ‘ArTurbina’.
I emocionuar duke e parë në rolin e aktores, Çani zbuloi se Joana ishte e bija e tij. “Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione”, u shpreh ai. Ndërkohë Joana u shpreh se ato janë familje. “Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika”, ka vazhduar Ariani.