Report Tv mëson tre emrat e kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Tre kandidatë që kalojnë fazën e parë janë Ilir Panda, Sokol Sadushaj dhe Ervin Pupe. Pas interesimit të Report Tv, në një përgjigje për gazetarin Arsen Rusta, Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron se për 4 pozicionet e lira për anëtarët jo magjistratë u paraqitën 23 kandidatë.
Katër nga kandidatët u tërhoqën, ndërsa për 14, vijon më tej KLGJ-ja u vendos skualifikimi dhe përjashtimi nga gara. Pas kalimit të fazës së parë nga tre kandidatët, ka filluar faza e dytë e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes. Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se dy kandidatë janë në proces verifikimi dhe për këtë institucioni do të shprehet në ditët në vijim.