Një tifoz futbolli teksa po ndiqte ndeshjen e Ekuadorit, u kap nga kamerat duke puthur një grua që kishte pranë tij të cilën e kishte mbështjellë me krah pranë vetes. Video po bën xhiron e rrjetit sepse ai sapo vë re kamerat, largon direkt krahun dhe i ndryshon çehrja e fytyrës.

Menjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale nisën të aludonin se burri po tradhëtonte dhe në fakt kështu kishte ndodhur. Ai pranoi në Facebook dhe Instagram se kishte tradhtuar dhe ishte treguar i pandershëm ndaj partneres së tij. “Do ta mbroj nderin dhe krenarinë time si burrë deri në fund. Askush nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë imazhin tim. Ato gra që po më kritikojnë e di shumë mirë që edhe vetë kanë tradhtuar, ndonëse vazhdojnë të më komentojnë”, tha ai.