Policia ka goditur një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit të refugjatëve nga vendet e treta, zonat e luftës drejt BE-së duke përdorur Shqipërinë si trampolinë. Nga operacioni është arrestuar E.J. 54 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.
Sipas policisë ai u kap në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjetin e tij tre emigrantë të huaj në drejtim të Shkodrës kundrejt fitimit, destinacioni final i të cilëve ishin vendet e BE-së. Operacioni sipas policisë u finalizua pas informacioneve në rrugë operative.