Ju ka ndodhur të bëni blerje online dhe të merrni produkte që as nuk ju kanë shkuar në mendje ndonjëherë? Ky është një rast që i ka ndodhur një të riu, Dan Sheehan, i cili porositi në një faqe online kanadeze, një pulovër të punuar me fije leshi.
Por kur porosia e tij ka mbërritur, ai kuptoi se diçka nuk kishte shkuar siç duhej dhe se nuk kishte porositur pulovër… por disa topa me fije leshi.Jo keq për dikë që di të punojë me shtiza një pulovër leshi, por në rastin e Dan nuk ishte blerja më e mirë e tij. Këtë gabim komik ai e ka ndarë me miqtë e tij në Twitter, por fotoja ka marrë më shumë se 140 mijë pëlqime duke u bërë virale.