Gjatë vitit 2019 në terminalin perëndimor të portit të Durrësit janë përpunuar 277 anije, ndërsa numri i përgjithshëm i anijeve dhe trageteve të përpunuar në portin më të madh të vendit gjatë vitit që lamë pas arrin në 1 663 gjithsej.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në terminalin perëndimor, i cili administrohet nga APD, brenda një viti janë përpunuar mbi 772 320 tonë mallra të ndryshme.

Në kalatat 1-5 të këtij terminali, i cili njihet edhe si terminali i mallrave gjenerale janë përpunuar kryesisht mallra si hekur, grurë, melaminë, plehra kimike, etj.

Krahasuar me vitin 2018, në kalatat e terminalit perëndimor gjatë vitit 2019 janë përpunuar 10% më shumë anije tregtare, informojnë burimet portuale.