Pak ditë më parë, Rezarta Shkurta publikoi në Instagram një foto nga Stambolli. Teksa apo shijonte pushimet me mikeshat e saj, ajo nuk ngurroi të publikonte një foto ku shfaqej e zhveshur në shtrat dhe trupin e mbulonte me çarçafë të bardhë. Fotoja tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe komentet ishin të shumta.

Pjesa më e madhe ishin pozitive, megjithatë kishte edhe nga ata që e quajtën foton të pa hijshme. Por, pasi fotoja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, Rezarta ka vendosur të fshijë atë. 3 ditë pasi e publikoi ajo e ka hequr dhe së fundmi ka publikuar dy foto të tjera ku shfaqet pranë bashkëshortit, Ermal Hoxha. Rezarta ka veshur një fustan të shkurtër të zi, i cili i nxjerr në pah format trupore, ndërsa Ermali ka zgjedhur të veshë një kostum të zi, që përshtatet mjaft mirë me veshjen e Rezartës.