Milani ka refuzuar mundësinë e nënshkrimit me Jerome Boateng. Mbrojtësi i Bayern Munchen dëshiron të largohet nga ekipi gjerman, pasi ka vuajtur këtë fillim sezoni. 31-vjeçari ka humbur formacionin e titullarit dhe nuk ka të ardhme me kampionët e Gjermanisë.
Menaxherët e tij kanë kontaktuar me drejtuesit e Milanit për mundësinë e një transferimi, por asgjë nuk është arritur. Italianët e kanë hedhur poshtë një mundësi të tillë, pasi nuk mund të përballojnë rrogën e majme të lojtarit. Mbrojtësi fiton 5.5 milionë euro në sezon plus bonuse.
Boateng është një lojtar shumë i shtrenjtë dhe për gjendjen aktuale të klubit një lëvizje e tillë është e tepërt dhe e papërballueshme. Milani kërkon një mbrojtës qendre dhe Boateng mund të rriste nivelin me eksperiencën e tij. Pioli do e donte në ekip dhe ka pritur një sforco nga drejtuesit.