Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie me menaxherin e saj, Krenar Çoçajn. Çifti janë fotografuar shpesh bashkë, kanë shëtitur botën bashkë, por preferojnë të mos e bëjnë lidhjen publike.
Megjithatë duket se një dasmë do jetë dita që Luana do e pranojë hapur dashurinë për Krenarin. “Panorama plus”, ka mësuar se Luana po planifikon të bëjë një ceremoni dasme me Krenarin.