Pas vendimit të papritur të Princit Harry dhe Meghan Markle për t’u larguar nga familja mbretërore, duket se kanë nisur problemet për çiftin. Pasi të bëheshin të pavarur financiarisht, plani i dyshes ishte të zhvendosej në Kanada. Mirëpo, duket se plani është prishur pasi Kanadaja nuk i ka pranuar si shtetas Meghan dhe Harry-n.
Sipas “Mail”, plani i tyre për të jetuar në Kanada shkel ligjet. “Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.”
“Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër .Kanadaja nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur,”- shkruhet në artikullin e publikuar. Meghan dhe Harry ende nuk kanë reaguar pas këtij lajmi dhe s’dihet se ç’vendim do të marrë çifti pas këtij njoftimi.