Një grua që priste të humbte virgjërinë e saj pas martesës, zbuloi që ajo nuk mund të kryente dot marrëdhënie seksuale. 23-vjeçarja, Stephanie Muller, e ruajti “nderin” e saj deri në natën e parë të martesës, pasi nuk donte të flinte në shtrat vetëm me mashkullin që do të bëhej burri i saj.

Ajo mësoi se vuante nga një gjendje e rrallë, që i krijonte dhimbje të tmerrshme, duke e bërë të mundur kryerjen e aktit intim. E reja, e cila u rrit në një familje të krishterë dhe punon si punonjëse sociale, u njoh me burrin e saj, 31-vjeçarin, Andrew, në kishën e tyre lokale në New York.

Çifti u martua dhe vendosën të kryenin aktin intim në muajin e tyre të mjaltit. Mirëpo, kur u përpoqën, interkursi seksual ishte shumë i vështirë dhe Stephanie mori një infeksion kërpudhor “maja”, i cili i shkaktonte dhimbje të mëdha.

Ajo mori medikamente për ta trajtuar infeksionin, por ato nuk funksionuan, ndërsa infeksioni zgjati për disa muaj. Kur u shërua nga infeksioni, ajo mendoi se do të ishte në gjendje të kryente seks me burrin e saj, por sërish ishte e pamundur.

Ajo filloi të shqetësoi, pasi dhimbja e saj ishte mjaft e rëndë dhe vendosi të shkonte tek një mjek gjinekolog në janar të 2018.

23-vjeçarja u diagnostikua me “vaginismus”, një tkurrje e pavullnetshme e muskujve rreth organit gjenital femër, që e bën kryerjen e marrëdhënies seksuale shumë të dhimbshme, ose të pamundur.