Dëmet e shkaktuar nga tërmeti në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, u riparuan në kohë rekord, në kuadër të Programit të Rindërtimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga ambientet e rikonstruktuara të këtij materniteti, ku ofrohet shërbim sipas të gjitha standardeve.
“Gjithçka është sistemuar në shërbimin e gjinekologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku rehabilituam në kohë rekord dëmet e riparueshme të tërmetit”, tha ajo. Ministrja Manastirliu siguroi se “me Programin e Rindërtimit rehabilitojmë dhe rindërtojmë qendrat shëndetësore dhe spitalet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit”.