IKMT do të nisë nesër prishjen e të tjera objekteve, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.
Aksioni do të përqendrohet më së tepërmi tek ish-Rrethrrotullimi “Shqiponja”. IKMT bën me dije se aksioni për prishjen e 6 objekteve do të shtrihet në dy ditë.
“Aksioni do të përqendrohet më së tepërmi tek ish-Rrethrrotullimi “Shqiponja”. Pesë objekte do të prishen gjatë ditës së nesërme. Të premten një objekt do prishet me shpërthim të kontrolluar”, thonë nga IKMT-ja.