George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, ishte i ftuar më emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon.
Imzot Frendo gjatë bisedës në studio vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri, ndërsa foli edhe për përshtypjet e para që pati kur mbërriti në Shqipëri.
“Një gjë që më bëri shumë përshtyje kur erdha këtu, me gjithë atë propagandë kundër Zotit, ndjenja fetare ishte shumë e fortë”, tha ai, teksa zbuloi edhe pse diktatori Hoxha kishte më shumë urrejtje për katolikët në vend.
Çfarë mendoni për Janaullatosin?
Tani jemi të krishterë, mes nesh ekziston një marrëdhenie vëllazarërore. Dhe jam i bindur e bashkë mund t’i japim një dëshmi të mirë.
Nuk e di nëse e keni vënë re, figura e Janullatos është e rrethuar edhe me një kritikë për shkak se ai ka një origjinë greke, dhe ju nuk keni presione të tilla.
Jo. Malta besoj është një vend që është njohur nga të gjitha vendet në botë. Është një ishull i vogël, është sunduar nga shumë të huaj. Kemi shumë të përbashkëta mes Maltës dhe Shqipërisë. Në Maltë ka jetuar për disa vite Kristoforidhi.
Ju kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë?
Kur isha student në Romë. Në vitet ’70 me mua në Romë ishte edhe një nga Kroacia që në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë. Por ai fliste shumë për Ballkanin dhe me një paragjykim edhe për Shqipërinë që në atë kohë ishte hermetikisht e mbyllur dhe ai nuk kishte shumë simpati në atë kohë për Shqiprinë.
Pas rënies së komunizimit, vetë Papa Gjon Pali II ka nxitur shumë meshtarë që të vijnë këtu si misionarë dhe erdha unë dhe unë isha eprori i domenikianëve. Një gjë që më bëri shumë përshtyje kur erdha këtu, me gjithë atë propagandë kundër Zotit, ndjenja fetare ishte shumë e fortë.
Enver Hoxha ka qenë më së shumti kundër klerit katolik. Keni një shpjegim për këtë?
Në një fjalim ai ka thënë, se kishte gjetur shumë kundërshtim nga ana e katolikëve dhe jep dy arsye. Së pari, sepse katolikët ishin spiunët e Vatikanit dhe sepse kleri katolik ishte arsimuar në universitete perëndimore. Ai si diktator kishte frikë nga inteleketualët.