Pas lajmit se do ta shohim në skenën e “Sanremos”, Alketa Vejsiu është rikthyer aktive në rrjete sociale duke postuar vazhdimisht foto e video nga aktivitetet e saj. Ditën e sotme moderatorja ka postuar disa foto ku shfaqet duke ecur rrugëve të Milanos, e veshur me shumë stil.

“Më kap po mundesh”, shkruan Alketa në anglisht ndërsa një ndjekës i bën një koment qesharak, me rimë me përshkrimin e moderatores. “Nëse kam një kec të pjek në hell”, i komenton ndjekësi. “Qyqjaaa”, i replikon Alketa shoqëruar me emoji duke qeshur.