“S’ka problem kur e vendos qëllimin lart e s’e arrin dot, tragjike është kur arrin qëllimin e ulët”. Ishin këto fjalë të Michelangelos që Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.