“Unë mund të bëj gjëra që ju s’i bëni dot; Ju gjëra që unë s’i bëj dot. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha”, citoi sot kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë nga Shën Tereza, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”. Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.