Në Pallatin e Brigadave në Tiranë po mbahet një konferencë e përbashkët për media, me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në fjalën e tij, kryeministri i vendit shpreh falenderimet më të sinqerta për presidentin e KE, për ndihmën pas tërmetit të 26-nëntorit dhe për angazhimin e tij në konferencën e donatorëve.

“Një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë. Unë e falenderoj presidentin e KE, për ndihmën pas 26 nëntorit si dhe për angazhimin e tij për konferencën e donatorëve më 17 shkurt që ajo të jetë e suksesshme”, shprehet kryeministri. “Europa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin. Kemi folur dhe për integrimin për ato çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet bërë si për diskutimin e brendshëm në BE, për metodologjinë e re të zgjerimit. Më vjen mirë që ai ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin në integrimin e mëtejshëm”, thotë kryeministri më tej në fjalën e tij.