Kryeministri, Edi Rama, do të vizitojë sot Italinë. Ai do të qëndrojë në Romë, ku në 10:30 do të ketë një takim me homologun e tij italian Conte. Turi i vizitave të Ramës duket se do të jetë goxha i ngjeshur gjatë këtij viti, si kryeministër por edhe kryesues i presidencës së OSBE. Shefi i qeverisë shqiptare sapo u kthye nga një vizitë dy ditore në Ukrainë.

Nga burimet mësohet se deri me tani ne takimin Conte-Rama nuk është parashikuar as deklarata per median e as konferencë e përbashkët shtypi. Po nga burimet konfidenciale bëhet me dije se Rama ndodhet në Rome për të lobuar dhe për t’u siguruar se Conte, Macron e Merkel do të jenë të pranishëm në Konferencën e Donatorëve për tërmetin e organizuar nga BE në Bruksel.