Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se reforma zgjedhore duhet të shërbejë për të zgjidhur konfliktet mes palëve politike.
“Nëse palët politike nuk ulen për të zgjidhur mos-marrëveshjet, do të kemi gjithmonë probleme. Duhet të ndërtohen mure të komunikimit me opozitën jashtë-parlamentare. Ulja ndërmjet ekspertëve dhe palëve politike është që t’i shërbejmë vendin. Ne angazhohemi si maxhorancë që të mos ndryshojmë asnjë nen të dakordësuar në parlament. Nuk duhet të fillojmë me retorikat e vjetra, që pa nisur me reformën zgjedhore, anatemoghet paraprakisht”, tha Gjylameti.
Blerina Gjylameti theksoi se marrëveshja e vitit 2018 mes dy partive më të mëdha në vend, PS e PD ka qenë tërësisht konsensuale.
“Tashmë në Komision kemi një produkt të ekspertëve. Është e vërtetë që ODIHR ka bërë disa rekomandime, por edhe partitë kanë pasur pretendimet e tyre. Ndaj ODIHR mban rolin e një arbitri. Opozita jashtë parlamentit merr atë rol që ka. Kjo opozita vjen e propozon. Reforma e 2008 ka qenë reformë konsensuale. Ka qenë konsensuale”, deklaroi Gjylameti.