Rina Balaj është një ndër reperet më të reja në moshë në vendin tonë, e cila ka korrur goxha sukses dhe numëron hite në repertorin e saj. Sot, reperja feston ditën e saj të lindjes dhe që në orët e para pas mesnate ka marrë urime të shumta në rrjete sociale. Rina ka lindur më 28 janar të vitit 1999 dhe sot ka mbushur 21 vjeç.

Ndër të parët që e uroi publikisht reperen ishte partneri i saj, Sin Boy, me të cilin e ka bërë publike lidhjen vetëm së fundmi. “Gëzuar ditëlindjen vajzës më të bukur në botë.”- shkruan reperi në pozën e tyre të ëmbël.