Reshjet e borës kanë zbardhur qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm, ndërsa disa akse rrugore që lidhin këtë qytet me zonat turistike kalohen vetëm me zinxhirë.

Reshjet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë krijuar një shtresë 2-3 cm bore në qytet, ndërkohë që trashësia e saj njoftohet se është më e madhe në zonat më të larta malore të Rajonit.

Fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës ku ka të dhëna se ka rënë afro 10 centimetra dëborë.

Aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri në 7 cm bore dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi rruga është bllokuar nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.
Zona të bllokuara deri më tani nuk ka.