Përcaktimi i datës për një skaner, rezonancë, shintigrafi ose ekzaminime të tjera bëhet pa burokraci tek mjeku specialist, duke shmangur ecejaket me letra e vula të panumërta nëpërmjet sistemeve elektronike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal sot te shërbimet online që përfitohen në shëndetësi prej datës 1 janar 2020.
“Me revolucionin dixhital nga 1 janari data dhe orari për ekzaminimet dhe konsultat e specializuara mund të ripërcaktohet online nga vetë qytetarët në platformën qeveritare e-Albania”, tha ajo.
Manastirliu solli një video demonstruese me hapat që mund të ndiqen për të rivendosur ditën për kryerjen e ekzaminimeve në spitale dhe rezervimin te mjeku specialist.