Mbi të gjitha, është çështje prestigji dhe “hakmarrjeje” për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez iu ka shënuar pothuajse të gjithë kundërshtarëve aktualë të Serie A. I mungon goli vetëm kundër Romës (në Itali, nuk e ka prekur as rrjetën e portës së Chievo, e cila këtë sezon është në Serie B).

Pra, nëse zhbllokohet edhe ndaj verdhekuqve kryeqytetas këtë fundjavë, “rezervuari” do të jetë plot. Deri nesër në mbrëmje, Roma do të mbetet e pamposhtur nga luzitani.

Pastaj, kush e di. CR7, në karrierën e tij iu ka shënuar pesë gola verdhekuqve, por vetëm në Ligën e Kampionëve. Nga këto, dy në “Olimpico”, ku ylli bardhezi nuk ka shënuar prej gati 4 vitesh.

Më 27 maj 2009, Samuel Eto’o dhe Leo Messi ia ngrinë gjakun portugezit, Wayne Rooney, Ryan Giggs, Rio Ferdinand; pra të një brezi që drejtohet nga Sir Alex Ferguson dhe dukej i pathyeshëm.

CR7 ka shënuar për herë të fundit në “Olimpico” më 17 shkurt 2016, në ndeshjen e parë të raundit me eliminim direkt të Champions-it, për Real Madrid.

Mister 8-golëshi në 5 ndeshjet e fundit radhazi po kërkon ta dërgojë në gjashtë, numrin e sfidave si goleador, siç ndodhi në muajt mars dhe prill 2008, në Premier League.

Por, përtej kësaj sekuence akoma të rëndësishme, ia vlen të nënvizohet fakti që Cristiano, në të njëjtin stadium, e ka shënuar një gol si pjesë e Serie A. Jo ndaj Romës, por kundër Lazio, më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Datë fatale për Juventusin, që e mund nga bardhekaltrit e aftë për ta përmbysur disavantazhin 0-1 të Ronaldos. Megjithatë, më 12 maj 2019, suksesi në shtëpi i Romës (2-0, siguruar nga golat e Alessandro Florenzi dhe Edin Dzeko) doli plotësisht i parëndësishëm për bardhezinjtë, që e kishin siguruar matematikisht titullin tri ditë më parë.

Ky ishte i vetmi ballafaqim me verdhekuqtë për CR7 italian. Nesër, një episod tjetër, shumë më serioz se ai i mëparshmi për portugezin dhe “Zonjën e Vjetër”.

Ronaldo, në kërkimin e golave të tjerë në “Olimpico”. Një fakt është kokëfortë: portugezi ka qenë jashtëzakonisht “vdekjeprurës” përballë Romës.

Fitorja 7-1 e 10 prillit 2007 në “Old Trafford” është histori për të gjithë, përfshirë humbësit, sepse erdhi në një kohë kur, njëri nga lojtarët kundërshtarë, sipas asaj që përshkruhet në biografitë e kampionit portugez, i kërkoi atij ta ulte pak rimtin:

“Në momentin kur rezultati ishte 6-0 për ne, një lojtar kundërshtar m’u afrua dhe më kërkoi të ndaloja së dribluari. Ai pothuajse më lutej që t’i jepja fund”.