Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, po mbahet premiera e filmit më të komentuar të momentit, “I love Tropoja” realizuar nga Ermal Mamaqi. Në këtë event të rëndësishëm janë mbi 5 mijë të ftuar nga fusha të ndryshme si show bizz-i, muzika, biznesi etj. Ndër të ftuarit është dhe çifti më i ri, Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku. Këtë e ka bërë të ditur vetë Dembacaj me anë të një postimi në Imnstastory.

Ajo që bie në sy në foton e Rudinës është fakti se ka hequr mundësinë e komenteve, si për të thënë se si intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për historinë e saj të dashurisë. ‘I love Tropoja’ është një tjetër sukses i Ermal Mamaqit dhe filmi pritet të thyejë rekord të padiskutueshëm.