Messi apo Ronaldo, Cristiano apo Lionel? Janë gjithmonë ata të dy. Vitet 2010 ishin padyshim ato të fillesave të “duopolit” mes portugezit dhe argjentinasit, të cilët gjatë disa sezoneve të dekadës së fundit i kanë ndarë trofetë individualë, kanë vendosur rekorde për sa i përket shënimit të golave etj. Edhe fundjavën e kaluar ishin ata, që iu dhanë fitoret skuadrave respektive.

Por, sa gola kanë shënuar Messi dhe Cristiano Ronaldo në karrierën e tyre profesionale? Këtu janë të gjithë numrat “monstruozë” të dy yjeve të futbollit botëror, në një sfidë të gjatë në distancë, që po vazhdon edhe pas kalimit të luzitanit te Juventusi. Shifrat e mëposhtme janë të aktualizuara. CR7 ka shënuar 735 gola në 1035 ndeshje, mesatarisht 1.39 gola për ndeshje, ndërsa kapiteni i Barcelonës ka shënuar 714 gola në 894 ndeshje, 1.24 gola për ndeshje…