Lionel Messi me fitim e “Topit të Artë” që për të është i gjashti la pas rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldon. Ylli argjentinas në fakt konkurroi me Virgil van Dijk pasi mbrojtësi holandez u rendit i dyti në garën për trofeun më të lakmuar në aspektin personal duke lënë pas pikërisht Ronaldon. Natyrisht, ky lajm nuk mund të përtypet kurrsesi mirë nga portugezi pasi tashmë ndihet inferiorë sa i takon “Topit të Artë”. Në një konferencë për shty, trajneri i Juventusit Maurizio Sarri ka pohuar se Ronaldo e ka bezdi këtë fakt.
Sarri shtoi se: “Do të më pëlqente ta ndihmoj Cristianon të fitojë “Topin e Artë” për herë të gjashtë. Është me të vërtetë bezdisëse kur e mendon që dikush ka fituar më shumë Topa të Artë sesa ai. Është qëllimi i të gjithë skuadrës që ta ndihmojnë Ronaldon të mbërrijë tek ky trofe, pasi ai meriton më shumë në karrierë”, u shpreh Sarri.