Me siguri që një shtresë e mirë pluhuri, yndyre, myku dhe njollat në shtëpinë tuaj nuk ju pëlqejnë! Por pastrimi i shtëpisë nuk do të thotë që do të duhet ta kaloni ditën duke u ngjitur me vështirësi për të arritur në vende duke u përpjekur të pastroni të gjithë cepat e mundshëm. Është gjithçka më e lehtë nga sa mendoni, gjithçka që ju nevojitet është: Për të pastruar lavamanin nga pikat e ujit: Fusni një peshqir letre në uthull. Mbështilleni rreth rubinetit. Lëreni për 30 – 60 minuta.
Për të hequr njollat e tapetit: Ju do të keni nevojë për: amoniak, ujë të nxehtë, një shishe llak, peshqirë, një hekur.Ngrohni hekurin tuaj; Përzieni një pjesë të amoniakut dhe një pjesë ujë të nxehtë.Spërkateni përzierjen mbi njollën e tapetit dhe vendosni një peshqir të pastër sipër.Vendoseni hekurin e nxehtë në peshqir dhe lëvizeni ngadalë.Spërkatni më shumë nga përzierja në njollë dhe përsërisni procesin. Ju mund të keni nevojë për disa peshqirë varet nga sa e vështirë është të hiqet njolla. Hiqni aromën e lagështirës me kuba akulli me limon: Vendosni një copë të vogël limoni në secilën kallëpe akulli, pastaj mbushini me uthull të bardhë dhe ngrini. Hidhini këto kuba akulli në vendet që mbajnë era lagështirë apo aty ku mbani mbeturinat.
Zbardhni rrobat e bardha pa përdorur ilaç: ekziston një alternative. Do t’ju duhet ujë, lëng limoni dhe peroksid hidrogjeni.( Peroksidi i hidrogjenit është një element kimik që vret mikrobet dhe që ka shumë përdorime të tjera të lehta, prandaj dhe duhet ta kemi të gjithë në shtëpi. HP, përbëhet nga uji dhe hidrogjeni dhe është një element mjaft i rëndësishëm në mjekësi, living, por edhe në jetën e përditshme.)Përzieni 12 gota ujë, 1/4 filxhan lëng limoni dhe 1 gotë peroksid hidrogjeni në një enë të madhe.Shtoni 2 gota të përzierjes sa herë që lani veshjet.