Demokratëve në SHBA u është dhënë një goditje e fortë në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarë kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Opozita nuk ka siguruar votat e nevojshme, duke paralajmëruar mbylljen e procesit brenda javës. Presidenti Donald Trump pritet të fitojë pafajësinë në procesin penal që po zhvillohet kundër tij. Të paktën gjysma e Senatit mund të mos e votojë nismën e demokratëve për të thirrur dëshmitarë të rinj, me arsyen për të provuar akuzat se kreu i shtetit vitin e kaluar kushtëzoi Ukrainën të hetonte një rivalin e vet politik, duke shpërdoruar pushtetin.
Në dijeni të këtij fakti duket se ka qenë ish-këshilltari i presidentit për sigurinë, Xhon Bolton. Votimi i dëshmitarëve kërkon shumicën absolute të 100 senatorëve, por nga 4 republikanët e lëkundur njëri ka shuar shpresat e opozitarëve. “Nuk ka nevojë për më shumë prova për të provuar diçka tashmë të provuar dhe që në stekën e lartë të Kushtetutës amerikane nuk përbën një shkelje të dënueshme me shkarkimin e presidentit,” shkroi në Twitter senatori republikan Aleksandër Lamar.