Që prej djegies së mandateve Lëvizja Socialiste per Integrim duket se ka humbur “rrugën”.
Një sërë faktorës e tregojnë e vertetojnë më së miri këtë që e kanë zanafillën me daljen nga Kuvendi dhe kaozat gjithnjë e më pak politike që po ndjek kjo parti.
Ka shpeshherë një “përgjumje” veçanerisht muajve të fundit sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, aq sa krijohet ideja se Kryemadhi është ne fakt e pavendosur dhe zgjedh rrugën e mosreagimit.
Nuk janë te pakta as rastet kur një “përçarje” midis LSI dhe PD nuk ka kaluar pa u vene re. Nisi që para zgjedhjeve të 30 qershorit, kur jo vetëm Kryemadhi por edhe eksponentë të tjerë të LSI u shprehën se ishin gati te futeshin në zgjedhje me ose pa Ramën. Nga ana tjetër, Basha dhe PD kishin vetem një kusht: Zgjedhje pa Ramën kryeministër.
Në një bashkebisedim me mediat, Kryemadhi e pranoi haptazi kete kur tha se bisedime pa doreheqjen e Rames, nuk ka qene kushti i LSI, por i PD.
“Nga ne jo, ka qenë nga zoti Basha, ka qenë se dekreti i presidentit i 10 qershorit, ishte mundësi që i jepte Rames për c’tensionimin e situatës politike, dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve ishin mundësi e madhe për te treguar që Rama kishte vullnet politik, për tju dhënë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur, jo votuar. E kam thënë që dekreti ishte shans edhe për Bindjen Demokratike.
Megjithatë, LSI ndërroi shpejt “kurs” e iu bashkua vendimit për bojkotimin e zgjedhjeve që rezultoi dhe “fatal”.
Sot, Monika Kryemadhi bën thirrje per hapje të partisë dhe madje ka edhe sygjerim të vijnë të rinj në drejtim. Një thirrje e dëshpëruar që kerkon ti bashkohen sa më shume intelektualë, duke qënë se dhe ajo vetë e pranon perqindjen e lartë të rinisë në parti.
Konventa e LSI si çdo vit u zhvillua edhe para 2 ditësh, por veç fjalimit te vaket dhe perseritës të Kryemadhit, nuk pati as entuziasmin e zakonshem të ketyre të rinjve dhe as protagonizmin e figurave që e kanë shoqëruar ndër vite duke shkuar kështu në një krizë të thellë identiteti.
Gjithçka çon ne logjikën se nëse LSI qendron edhe një vit jashtë skenës reale të politikës, e sigurtë është se ajo që vjen pas tkurrjes së tanishme është shuarja e saj.
ALPEnews.al