Disa nga shenjat, në fakt, kanë karakteristika shumë të mira. Disa të tjera janë ha kma rrëse, e ka nga ata që nuk njohin kufi kur vjen puna për të mbrojtur veten apo njerëzit që duan, dhe shpesh bëhen shumë të li gj. Më poshtë janë shenjat e horoskopit, të renditura nga më shpirtmirat në fillim e deri te më të li gat.
Ujori është shenja më shpirtmirë e horoskopit. Personat e kësaj shenje urr ejnë konf liktin dhe dramën, si dhe nuk pëlqejnë të ngrenë zërin. Por janë aq të butë sa rre zikojnë që të përdoren nga të tjerët.
Virgjëresha. Personat e shenjës së virgjëreshës mund të mos jenë shumë shprehës, por të qenit bujarë i bën shumë të veçantë. Ata do të bënin gjithçka për këdo, por duhet të bëjnë kujdes që të mos bëhen naivë.
Peshorja. Personat nën shenjën e peshores janë diplomatë të shkëlqyer. Është një nga shenjat me karakter më të sjellshëm në horoskop, dhe janë miq shumë të mirë. Megjithatë, ndonjëherë bëhen shumë mbrojtës të dikujt.
Shigjetari. Personat e kësaj shenje i urr ejnë ndjenjat e këq ija dhe duan ta jetojnë jetën në maksimum, që do të thotë se thjesht nuk kanë kohë të inatosen me të tjerë. Personat e shenjës së shigjetarit dinë të falin, por ngaqë janë të drejtpërdrejtë, ndonjëherë shihen si agr esivë.
Demi është një nga shenjat më shpirtmira, por s’do të thotë që nuk u pëlqen ta japin ata fjalën e fundit në një debat. Personat e shenjës së demit janë zakonisht të qetë, por kur njerëzit e teprojnë, dinë ta mbrojnë veten.
Dashi. Personat e shenjës së dashit janë impu lsivë, por shpirtmirë. Duke qenë impulsivë, ndodh që të thonë fjalë pa menduar dhe i fy ejnë njerëzit rrotull, por kjo s’e ndryshon faktin që janë bujarë dhe punëtorë.
Luani. Personat e shenjës së Luanit janë mbizotërues dhe pëlqejnë t’u njihen vlerat dhe talentet. Por duke qenë besnikë, bëhen persona me karakter shumë kompleks. Megjithatë, bëhen të li gj kur nuk e arrijnë atë që duan.
Binjakët dinë të jenë miz orë. Janë romantikë dhe dinë ta bëjnë dikë për vete, por nëse dikush nuk është dakord me qëndrimin e tyre, ana e ligë mund të dalë shumë shpejt në pah.
Bricjapët janë shumë të rregullt, të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, prandaj urr ejnë kur të tjerët nuk zbatojnë rregullat. Dhe këtë bezdi e shfaqin ndonjëherë edhe me inat fëminor, dhe arrijnë të bëhen shumë të li gj.
Peshqit janë ata që godasin të parët. Personat e kësaj shenje janë nga më të ndjeshmit, ndaj shpesh duken si të padë mshëm. Por kur ndiejnë se po sul mohen, peshqit e nxjerrin menjëherë anën e tyre të li gë. Dhe ngaqë kanë mungesë besimi, janë shpesh ata që godasin të parët.
Gaforrja. Të lindurit nën shenjën e gaforres duan ha kma rrje. Dhe ha kma rrjen e shijojnë më shumë kur e shërbejnë të ftohtë. Personat e kësaj shenje bëjnë gjithçka për të mbrojtur familjen dhe miqtë, por kur ndihen të kër cënuar nuk lënë gjë pa bërë derisa të ha kmer ren.