Janë disa shenja të zodiakut që kanë zakonin e keq t’u tregojnë gjithçka të tjerëve për jetën e tyre. Këto shenja të zodiakut duhet të mësojnë të flasin më pak për veten nëse duan të jenë vërtet të lumtura dhe të mos rrezikojnë të zhgënjehen. Le të shohim së bashku pse:
Dashi është një shenjë që lidhet shumë me të tjerët, aq sa arrin një pikë që nuk arrin të masë fjalët. Nuk arrin të kuptojë që jo të gjithë njerëzit me të cilët ndërvepron kanë qëllimet të mira dhe shpesh gjendet duke treguar gjëra sekrete për jetën e vet tek njerëz jo të besueshëm që në fund e zhgënjejnë. Nëse je Dash dhe do të jesh i lumtur, duhet të shmangësh që t’u tregosh të tjerëve çdo detaj dhe të mësosh se kujt t’i besosh vërtet.
Gaforrja
Ashtu si Dashi, Gaforrja gjithashtu ka tendencë t’i besoj çdokujt sekretet. Kjo shenjë e zodiakut është shumë e ndjeshme dhe emocionale, gjithmonë përpiqet të mos lëndojë askënd dhe t’i bëjë të lumtur të gjithë. Duke qenë një shenjë e sigurt, ka tendencë të flasë shumë për problemet dhe gjërat që s’shkojnë mirë. Kjo sjellje u lejon të tjerëve të kuptojnë se cilat janë dobësitë e tij dhe mund ta lëndojnë. Në fakt, Gaforrja zhgënjehet shpesh nga sjelljet e të tjerëve sepse është një shenjë e mirë dhe naive.
Akrepi
Akrepi është një shenjë shumë e fortë dhe misterioze, por kur fillon t’u besojë të tjerëve, jep gjithçka nga vetja. Nëse ka besim tek personi përballë, ka tendencën t’i besojë sekretet e tij më të fshehta, veçanërisht ato që askush s’duhet t’i dijë. Nëse bie në dashuri me një person, e lë veten të lirë plotësisht, por duhet të mësojë të jetë më i rezervuar.