Personaliteti i këtyre shenjave të zodiakut është i jashtëzakonshëm, ato kanë aftësinë të shndërrojnë një ditë me shi, në një ditë të vërtetë pranvere, për njerëzit përreth tyre.
SHIGJETARI, pa dyshim, Shigjetari është shenja më e lumtur nga të gjitha. Ndoshta është për shkak se ata kanë një sens të natyrshëm aventure dhe lirie. Kur ndjehen keq, ata kanë një mekanizëm të integruar të shpëtimit nga dhimbja, që i lejon të kthehen për të qenë sërish të lumtur.
LUANI, pak a shumë si Shigjetari, këta njerëz janë tamam si fëmijë të lumtur. Ata kanë etje për pozitivitet dhe e gjejnë gjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodh. Edhe pse ata mund të mos jenë në gjendje të eleminojnë me magji trishtimin siç bën Shigjetari, ata janë gjithësesi një nga shenjat më të lumtura të zodiakut.
DASHI, duke përfunduar shenjat e zjarrit, Dashi është shenjë mjaft e lumtur. Ata kanë një prirje për t’u kujdesur për të tjerët. Zakonisht, ata e largojnë kollaj humorin e keq, pasi me vetëdije preferojnë të jenë të lumtur dhe të shkujdesur.