Tre pikë dhe shumë argëtim: Oli MekBërni shënoi golin vendimtar të Shefilld Junajtid-Uest Hem, fituar nga “Blades” 1-0.Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e ngjitur këtë sezon në Premier Ligë, që aktualisht e shikon veten në vend të 6-të. 23- vjeçari po shijon një sezon si protagonist (3 gola në 19 ndeshje në kampionat) dhe i festoi tri pikët në “Bramall Lane” me një postim në “Twitter”: “Tri pikë dhe një gol. Shijojeni këtë fundjavë…”
Mesazhi i tij nuk ra në vesh të shurdhër dhe pornostarja Ele Bruk reagoi ndaj postimit të mikut të saj. “Ne e dimë që ti do ta shijosh tënden”, shkruante ajo duke flirtuar me sulmuesin e skuadrës së saj të zemrës.Reagimi i tij ishte një puthje virtuale ndaj aktores së filmave për të rritur, së cilës është kujdesur më parë t’i dërgojë edhe fanellën e tij të autografuar.