Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era e fortë që ka përfshirë vendin tonë që prej orëve të mesditës së sotme, do të vazhdojë të jetë prezente deri pasditen e ditës së nesërme, ku pritet më pas pakësimi gradual i intensitetit të saj.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se era ka qene intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.
Përgjatë vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do te mbetet intensive edhe përgjatë ditës së nesërme, me intensitet deri në 20-30m/s.
Ndërkohë, mëngjesi i 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë, me temperatura që pritet të arrijnë deri ne -10 gradë ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.
Njoftimi i plotë:
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga oret e mesditës se dites se sotme era ka qene intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s.
Era intensive do te vazhdoj deri ne oret e para te mengjesit te dt. 06.01.2020 me shpejtesi mesatare 5-10m/s dhe hera heres era fiton itensitet deri ne 15-20m/s. Përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrine shpejtësinë deri ne 25-30m/s.
Duke nisur nga oret e mesditës se dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit te eres me shpejtesi mesatare 5-10m/s ndersa pergjate vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonen e alpeve era do te mbetet intensive deri ne 20-30m/s perseri me drejtim nga kuadrati i veriut. Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma me shume intensitet dhe behet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijen bregdetare e cila do te arrij shpejtësi deri ne 15m/s.
Dita me e ftohte parashikohet te jete mengjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat qe pritet te arrijne deri ne -10 grad ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.