Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas pasi akuzohen për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor,

Njoftim/ Durrës

Kapet dhe ndalohet një 35 vjeçar në kërkim.

Si dhe arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës,në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale,ndaluan shtetasin:

K.Z.,35 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës,në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt,arrestuan në flagrancë shtetasin :

A.B.,46 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ford, në lagjen Nr 17, Durrës, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Sh.H.,63 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Përndjekja” dhe ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel