Duke filluar nga 1 janari qytetarët nuk kanë arsye të paraqiten në sportele për të rezervuar datën dhe orën për kryerjen e ekzaminimeve pasi ato do të kryhen online apo për të rinovuar kartën e shëndetit.
Brenda këtij viti, 75 shërbime do të aksesohen online, duke shmangur burokracitë dhe ulur radhët e pritjes. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se “nga karta e shëndetit tek ripërcaktimi i orarit për ekzaminimet, 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale tashmë aksesohen online në platformën e-Albania”.
Sipas saj, 75 shërbime të cilat do të aksesohen online, do të shmangin burokracitë dhe ulur kështu edhe radhët e pritjes. Shërbimet online, Manastirliu i cilësoi revolucion dixhital.