Qytetarët shqiptarë së shpejti do të mund të udhëtojnë pa viza në Guajana. Në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington DC u firmos marrëveshja mbi “përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guajanës”.
Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët respektivë të vendeve në Uashington DC, ku për Shqipërinë u firmos nga ambasadorja në SHBA, Floreta Luli-Faber.