Çuditërisht, krejt papritur ditën e djeshme kudo u përhap lajmi se Elvana Gjata kishte një tjetër mundësi për të shkuar në Eurovizion, jo si përfaqësuese e Shqipërisë por e një tjetër shteti. Fanatikët e Eurovizion-it, kanë ngritur në Twitter tezën se Gjata do ta përfaqësojë San Marino-n në Rotterdam. Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion edhe këtë vit në rrjetin social Twitter, po lakohej shumë emri i Elvana Gjatës.
Pooor, sot është ngritur një tjetër teori që hedh poshtë emrin e Elvanës dhe ngre emrin e një tjetër shqiptareje si përfaqësuese e këtij shteti; Inis Neziri. Faqja “Eurobooth” në Instagram shkruan se Inisi Neziri mund të jetë përfaqësuesja e San Marino në Eurovision. “Pas shumë spekulimesh mbi Elvana Gjatën se dishte e zgjehdura që do përfaqësonte këtë shtet të vogël dhe pasi ajo konfirmoi se asnjëherë nuk e kanë pyetur për të përfaqësuar San Marinon, tashmë fituesja e festivalit “New Wave” ngre dyshime”.
Sipas tyre në një bisedë me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur mbi thashethemet nëse ajo do përfaqësojë San Marinon në Eurovizion dhe këngëtarja shqiptare u përgjigj me një emoji konfuzues: . Duhet thënë se Inisi ka tashmë një karrierë përtej Shqipërisë pasi u shpall edhe fituese e një festivali të rëndësishëm si “New Wave” në Rusi. Kjo ishte herë e dytë që Inisi fitonte një konkurs ndërkombëtar duke përfaqësuar Shqipërinë, pasi ka fituar edhe në edicionin e vitit 2018 të Verbul de Aur në Rumani. Kështu që pse jo, të pvrfaqësojë edhe San Marinon në Eurovizion?