E premtja do të jetë dita e Rey Manaj. Sulmuesi ka arritur në fillim të javës marrëveshjen për transferimin te Barcelona B, ndërsa shtyu firmën në kontratë dhe prezantimin për shkak të një problemi shëndetësor.
Mediat spanjolle zbulojnë se Manaj u këshillua nga mjekët të mos udhëtonte për shkak të një infeksioni në vesh, çka bëri që edhe transferimi te skuadra e re të shtyhej me disa ditë. Kështu, futbollisti kuqezi pritet që të premten të zhvillojë testet mjekësore dhe më pas të zyrtarizojë kalimin te skuadra e dytë e Barcelonës, e cila militon në Kategorinë e Tretë të futbollit spanjoll.