DASHI, 2020-a i përket karrierë, që është e ngarkuar me energji. Fokusohuni te puna dhe do të keni shumë sukses. DEMI, këtë vit duhet të organizoni patjetër udhëtimin e largët që keni pasur ëndërr gjithmonë. Do t’ju ndryshojë jetën. Gjithashtu, do të keni fat në botimin e diçkaje dhe në shkollë. BINJAKET, këtë vit do të fitoni shumë para. Do të paguheni me blloqe dhe jo rregullisht, prandaj ju duhet një financier që të kujdeset për këtë aspekt.
GAFORRJA, shanset janë të larta që këtë vit të martoheni ose të fejoheni. Nëse jeni të martuar, do të keni marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin. LUANI, do t’ju ngarkojnë detyrat që duan të gjithë të realizojnë. Do t’i realizoni me sukses dhe si rrjedhim, do të ngriheni në detyrë. Gjithashtu, shëndeti dhe fitnesi janë aspekte fatlume. VIRGJERESHA, këtë vit bëni mirë të bini në dashuri. Nëse jeni të dashuruar, thjesht do të afroheni më shumë dhe do ta njihni njëri-tjetrin më mirë. Gjithashtu, është vit i mbarë për t’u bërë me fëmijë. Nëse jeni duke u përpjekur, do të keni fat.
PeESHORJA, këtë vit fokusohuni te pronat e paluajtshme, qoftë për të blerë, dhënë apo marrë me qira. Do të ketë mundësi fantastike. AKREPI, ky vit i dedikohet komunikimit. Keni një ide për një libër, për një skenar, një podcast? Thjesht filloni. Nëse ndjeni se ju duhet ndihmë, futuni në kurs. SHIGJETARI, ky do të jetë një vit i jashtëzakonshëm. Vitin e kaluar patët shumë mundësi dhe njohët plot njerëz. E vetmja gjë që mungonte ishin paratë, që do t’ju vijnë këtë vit. Do t’ju pëlqejnë shifrat.
BRICJAPI, jeni i preferuari i qiellit. Mundësi, udhëtime, shëndet dhe para do të vijnë drejt jush. Keni kaluar ditë të vështira përgjatë dy viteve të fundit, por e tanishmja është shumë ndryshe. UJORI, 2020-n duhet ta kaloni duke gjetur çfarë ju bën të lumtur. Çfarë nuk ju bën të lumtur, largojeni nga vetja. Vitin tjetër hyni në vitin e smeraldë dhe universi do t’ju japë çfarë t’ju dojë zemra. PESHQIT, çfarë viti i mrekullueshëm për miqësitë. 2020-a do t’ju njohë edhe me më shumë njerëz dhe njëri prej tyre mund t’ju pëlqejë për më shumë se shok. Kështu që, bëni mirë të dilni nga shtëpia.