Dashi nxehet brenda sekondit, por po aq shpejt i bie inati. Ata rrallë nxisin debate, por sigurohen që gjithmonë t’i përfundojnë këto të fundit. Dinë gjithashtu të falin e të hapin rrugë.
Demi kërkon kohë të nxehet, por kur arrijnë kulmin e nervave, vështirë të qetësohet ! Mungesa e besnikërisë dhe të qenët të padrejtë u ngre nervat demit!
Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Ata ngrenë zërin, ofendojnë dhe shpesh fjalën e fundit e thonë të parën.
Gaforrja është një shenjë agresive-pasive kur është me nerva. Ata e kapërdijnë inatin, por nëse i dilni në shteg, ata nuk do jua kursejnë!
Nëse një luan është me nerva, ju do e merrni vesh shumë shpejt. Nuk janë tipat që e mbajnë brenda mërinë, madje janë aq të ashpër, saqë nuk lënë gjë pa ju thënë. Megjithatë harrojnë shpejt.
Virgjëresha do shumë, po shumë kohë që të nxehet ! E kur ju t’jua keni bërë borxh, sërish nuk do të merrni asgjë nga Virgjëresha, sepse është aq diplomate saqë të kuptojë për çfarë ia vlen të mërzitesh e për çfarë jo.
Peshorja është me moton ‘Paqe në botë’ ! I urrejnë përplasjet dhe kur arrijnë në atë pika, sa ata të ‘shpërthejnë’ thonë atë ç’kanë për të thënë qetë qetë e largohen.
Inatin akrepave mund t’ia lexosh në sy. Ata nuk marrin flakë si shkrepëse, por janë me idenë se hakmarrja është një ‘pjatë’ që shërbehet e ftohtë. Kini kujdes nga ta.
Shigjetarët shquhen për qetësinë e tyre, ndaj rrallë bëhen me nerva. Kur kjo ndodh, ata janë shumë sarkastikë.
Bricjapi ka tendencën t’i ‘mbysë’ emocionet dhe të ‘hanë inat me veten’! Nuk e humbin toruan, por gjithsesi i kalojnë lehtë situatat dhe nuk mbajnë inat.
Ujori urren të përfshihet në zënka dhe thjesht i injoron njerëzit që e mërzisin. Janë të zgjuar sepse përpiqen t’i zgjidhin gjërat, atëherë kur janë më të qetë e të ftohtë.
Nëse një ‘peshk’ po kalon një ditë të keqe, nuk do i kursejë zënkat. Ata shpërthejnë, dalin nga vetja dhe askush nuk mund ta besojnë që PESHQIT janë kaq nevrikë. Por nëse janë të qetë, ata mundohen ta sheshojnë situatën.